Projekti për matjen e të dhënave personale, dhunon normat e Kodit mbi Mbrojtjen e të dhënave personale, dhe ndikon negativisht në dinjtetin e personit. Në këtë mënyrë analistët, sic raporton techSot.al vlerësojnë se i duhet thënë jo, “Garante privacy”, bankës së të dhënave online mbi reputacionin e një individi. projekti i iniciuar nga një organizatë, dhunon të drejtat e njeriut.
Infrastruktura e ndërtuar nga një platformë web, është një arkiv informatik, dhe duhet të mbledhë e të përpunojë të dhëna personale mbi bazën e dokumentave të hedhru nga vet personi në mënyrë vullnetare online, ose të “peshkuara” nga web.
Përmes një algoritmi shkruan TechSot.al, sistemi duhet të marrë në shqyrtim të dhënat e personit dhe duhet të jetë në gjendje sipas kompanisë, të caktojë në mënyrë objektive, aftësitë e personit në fushën ekonomike dhe atë profesionale. Por në fakt shkruajnë analistët informatikë, kjo mënyrë vlerësimi përbën thyerje të privatësisë, për shkak të informacioneve delikate dhe shumë private që përdorë për të siguruar të dhënat që i duhen./TechSot.al/