Nëse doni fëmijë inteligjentë, lexojuni atyre sa më shumë përralla, thoshte shkencëtari i njohur Albert Ajnshtajn. Por sot në eopkën e teknologjisë, mundësitë janë të pafundta që fëmijët të ushqehen me imagjinatë në botën virtuae dhe atë reale. Një nënë e re njujorkeze, Natalie rebot ka ideuar dhe projektuar një miniprojektor në fiormën e gjysmëhënës i quajtur “Moonlite”, që shfrytëzon dritën e smartphone për të treguar përralla në një formë inovatore.

 

Si funksionon?

Bëhet fjalë për një projekt gadget që kapet me celularin  në vazhdimësi të dritës, dhe përmes një aplikacioni, mat dhe projekton imazhet e përrallës që do të tregohet. nëse dëshirojmë, përmes aplikacionit, saktëson Techsot.al, mund të shtohen edhe efektet zanorë, për ta bërë sa më tërheqëse rrëfenjën.

 

Projekti

Moonlite është i përshtatshëm për fëmijë nga 2-7 vjec dhe aplikohet në cdo iPhon nga numri 6 e sipër, dhe tek Galaxy nga S6 e sipër. Projekti u prezantua disa javë më parë në Kickstarter, portali i famshëm crowdfunding, dhe deri më tani ka mbledhur rreth 70 mijë dollarë, 3 herë më shumë se kërkesa filelstare prej 20 mijë dollarësh.

Ndërkohë që kostoja e programit inteligjent për fëmijë është 35 dollarë për këdo që e porosit paraprakisht në platformën online, duke kontribuuar njëkohësisht edhe financiarisht.