Cfarë kanë të përbashkët fushata e Donald Trump dhe Brexit  ?

Epo të dy u fuqizuan nga një software që quhej NationBuilder , i cili ka bashkuar në një platformë karakteristika të ndryshme të MailChimp, Ëordpress dhe Paypal.

Ideatori Jim Gilliam raporton TechSot.al se realiteti është që cdo kush në politikë po e përdor NationBuilder në një mënyrë ose në një tjetër.

Ky software që tani ka luajtur një rol të padiskutueshëm në votat e dy zgjedhjeve të rëndrësishme.

Edhe pse disa e kritikojnë këtë software për arsyje të fushatave qe mbështet , NationBuilder është si një thikë me dy presa.

Ky software është shembulli i një teknologjie të avancuar që politikanët po përpiqen që ta përdorin për interes të tyre.

Në qerhor të 2015, Donald Trump zyrtarisht lajmeroi kanditaturën për zgjedhjet e presidencës. Sipas NationBuilder , skuadra e fushatës së Trump i bëri një telefonatë kompanisë një natë më parë lajmërimit zyrtar.

NationBuilder ndihmon njerëz dhe organizata që të shtojnë infulencën e tyre në botën e gjerë. Ësht si një dyqan ku bën vetëm një ndalesë , duke dërguar komunikime ndërmjet emailit dhe rrjeteve sociale dhe mbajnë websitin e fushatës të updatuar.

Gjithë këto veprimtari janë të lidhura drejpërdrejt me qëllimin e tyre finall , i cili është që të përcjell interes tek publiku për të ndikuar tek vota  e tyre , donacionet monetare dhe marrja e tyre si vullnetare.

Fushatat politike mund të kërkojnë dosjet e votuesve nga NationBuilder , duke fituar kështu një exitpol të updatuar të informacioneve që përfshijnë se për kë kanë votuar më parë votuesit , detaje të kontakteve të tyre sic është adresa e tyre , adresa e emailit dhe numeri i telefonit .

Këto dosje janë të disponueshme ne distrikte, shtete dhe nivele nacionale , duke përfshirë kështu më shumë se 190 milione njerëz në SHBA që kanë të drejtë  të votojnë.