Zhvillimi i inteligjencës artificiale, do të hapë mundësi të mëdha për ekonominë botërore, por njëkohësisht thonë analistët për TechSot.al, mund të rezultojë edhe një “Shock” social për familjet e punëtorëve.
Konkluzioni bazohet në një raport të Shtëpisë së Bardhë në SHBA, mbi temën që ka zgjuar shumë debate, dhe që duke iu referuar vetëm një vëzhgimi mbi jetën e politikanëve, i sugjeron këtyre të fundit t’i japin më shumë përparësi përgatitjeve inovatore përmes promovimit në rrjete sociale. Ekspertët thonë se kjo është një mënyrë që punëtorët amerikane të përgatiten për ndryshimet.
raporti, që nuk hyn në detaje të tekonologjisë që do përdoret, sipas TechSot.al, duket si një mesazh për administratën e ardhshme të Trump.
“Sfidë për politikanët mbetet, azhornimi, dhe forcimi i strategjive për t’iu përgjigjur si duhet efekteve ekonomike nga ndikimi i inteligjencës artificiale” thuhet në raport.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, do të ketë impakt të madh tek punëtorët buxhetorë që kanë rrogë minimale, dhe tek më pak të kualifikuar dhe me më pak arsimim.
Alarmi është lancuar edhe tek “World Economic Forum” që shpjegoi se brenda vitit 2020, do të zhduken rreth 5 milionë vende pune, falë progresit të robotikës, intelegjincës artificiale dhe Nanoteknologjisë./TechSot.al/