Gjermania kërkon të ndëshkojë Facebook, dhe platformat e tjera sociale për shpërndarjen e lajmeve false. Bëhet fjalë për një gjobë 500 mijë euro gjiobë për cdo lajm të rremë që nuk ëhstë hequr brenda 24 orëve. Drafti pas TechSot.al, është ende në fazën e studimit të mundësisë së vjeljes së gjobës, si një mundësi për të mos u përsëritur më situata të tilla. Nisma është ndërmarrë nga koalicioni qeverisë që përfshin dhe partinë e Anxhela Merkel, dhe mund të shndërrohet edhe në një ligj.
lëvizja erdhi pas shqetësimeve të vazhdueshme për fektet që mund të kenë këto lajmë të rreme në zgjedhjet e vitit 2017 që do të mbahen në Gjermani, për të mos përmendur ndërhyrjet e huaja nga jashtë vendit.
Vetëm duke marrë parasysh sumet kibernetike dhe lajmet e rreme të ardhur nga Rusia raporton TechSot.al, që në rastin e Gjermanisë, kishte folur vet kancelarja më 8 nëntor për mundësinë e e gjetjes së një mënyre për ndalimin e tyre.
Thomas Oppermann, kreu i partisë SocialDemokrate në nëj intervistë për Der Spiegel sugjeroi mundësinë e gjobës 500 mijë euro për rastet që sajte si Facebook, nuk ndërhyjnë më shpejtësi për heqjen e informacionit fals dhe të dëmshëm.
Gjithmonë sipas të përjavshmes Der Spiegel, në nëntor, mark Zuckerber po hetohej në Gjermani për heqjen e lajmeve nga rrjeti social, që nxisnin dhunë dhe urrejtje./TechSot.al/