Kompania gjermane Volkswagen ka konfirmuar sot se duke filluar nga sot e tutje, në ShBA nuk do të shitet asnjë makinë Volkswagen me naftë.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e problemeve që VW hasi me motorat e saj me naftë, ku kompani në fjalë përdorte softuerë ndryshëm për të ndryshuar numrat e testeve të dioksidit të karbonit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë shefi egzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess, i cili pohoi gjithashtu se kompania mund të konsiderojë makinat me naftë në të ardhmen.

Me këtë lëvizje të pritshme, TechSot.Al raporton se VW do të fokusohet akoma edhe më shumë në makinat elektrike, që ka tashmë platformën e vetë për këto makina. VW pritet të ketë mbi një milionë makina eletrike në rrugë deri në vitin 2025, dhe të bëhet lideri i makinave eletrike.

Sipas TechSot.Al, ndalimi i shitjeve të makinave me naftë shkon edhe për kompaninë bijë të Volkswagenit, Audin. Edhe kjo e fundit do të ndalojë shitjet e makinave me naftë në ShBA përveç një modeli, atë Q7. /TechSot.Al/