U bënë disa muaj që me daljen e Android 7.0 dhe tani është koha kur pronarët e pajisjeve jo Nexus (apo jo Pixel) vazhdojnë të pyesin se pse përditësimi i tyre po vonon kaq shumë. Nqs flagship-i juaj pirtet të jetë një nga smartfonët e fundit të Sony-t, atëherë jeni me fat. Xperia X Performance do marrë përditësimin Nougat duke filluar që sot, sipas XperiaBlog.

Ky përditësim i shpejtë i X Performance ka të bëjë diçka me ndërtimin Android N Developer Preview që Sony vazhdoi në Gusht. Përimirësimi i firmuerit në versionin 39.2.A.0.327, do të dal për modelet standart ndërkombëtare F8131 dhe për ato me dy karta F8132. Përdorusit do të marrin OTA së shpejti ose pak më vonë bazuar në vendodhjen e tyre, si gjithmonë.

Sony është shprehur se përditësimi Nougat do të përfshijë nëntë pajisje në total, Xperia X, Xperia XA, dhe Xperia XA Ultra, linjën Z5 , Z4 Tablet, dhe Z3+.