“Bordi i resurseve të ajrit i Kalifornisë” ka raportuar zbulimin e fundit sipas së cilit edhe mjetet motorrike të Audit kanë manipuluar testimet mbi ambientin. Sipas raportimeve të TechSot.al në programet e makinave Audi janë gjendur rregullatorë të cilët fshehin dioksidin e karbonit të nxjerrë nga makina gjatë testimeve. Ky zbulim është bërë rreth 4 muaj më parë, por kompania është munduar të fshehë këtë lajm publikut.

Sipas burimeve të TechSot.Al, programi i Audit është ndërtuar duke u bazuar në kushtet e testit, pra në një rrugë të drejtë që përsëritet, me xhiro të ngadalta. Gjithësesi, gjatë testeve pati kthime të timonit, gjë e cila shkaktoi çaktivizimin e programit duke nxjerrë sasinë e vërtetë të dioksidit të karbonit. Mendohet që Audi ka vazhduar ta përdorë këtë program deri në Maj të 2016 edhe pse kishte disa muaj që Volkswagen u urdhërua të rishikonte produktet e saj.

Audi ka qenë implikuar edhe në skandalet e mëparshme të hileve ndaj testeve. Ky zbulim i fundit, nëse vërtetohet plotësisht, do të sigurojë një situatë të rëndë dhe Audi do jetë në telashe të mëdha. Autoritetet ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit dhe nuk u janë përgjigjur kërkesave të mediave për ndonjë koment, por me një deduksion të thjeshtë situata kuptohet qartë./TechSot.Al/