Facebook-u heziton ti spastrojë informacionet që u shfaqen përdoruesve të tij – madje edhe lajmeve të rreme. Por kjo nuk do të thotë që Facebook nuk i ka mjetet për të luftuar faqet që përfitojnë duke shpërndarë informacione të gabuara, ose ato që quhen ndryshe disinformuese.

Sipas burimeve të techsot.al kompania ka nisur ti bëjë ban dhe do të ndalojë faqet me lajme të rreme dhe nuk do t’i lejojë as në platformën e saj për reklama, duke prerë kështu një burim të konsiderueshëm të të ardhurave të tyre. Mendohet që Facebook të jetë “frymëzuar” nga një nismë e ngjashme e marrë nga lideri i kërkimit në internet Google.

Mbetet per t’u parë në praktikë se si Facebook-u, që deri tani mbështetej tek opinioni përdoruesve dhe tek përgjigjet që ato jepnin për faqet nëse ishin të vërteta apo të rreme, do arrijë ta realizojë këtë objektiv. Deri më tani përfaqësuesit e Facebook janë përpjekur ta shmangin këtë temë.

Sipas techsot, shumë individë (shpesh edhe të organizuar) përfitonin shuma të mëdha parashë me shpërndarjen e lajmeve sensacionalë, që tërhiqnin shumë vëmendje, por që ishin të rreme pothuaj gjithë kohën. Në faqet e Facebook-ut këto lajme janë gati dy herë më shumë  se në rrjetet e tjera.

Dhe arsyeja është e thjeshtë. Facebook-u është rrjeti social më i përdorur, me më shumë se një miliard përdorues të përditshëm. Publikuesit Online do bazohen aty më shumë se kudo tjetër sepse nëse një lajm lexohet në Facebook, ai lexohet kudo, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë dhe me viruset e ndryshëm.

Stafi i techsot këshillon me këtë rast të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale të tregojnë kujdes ndaj këtyre lloj lajmeve. Nëse një lajm duket i pabesueshëm dhe i pa vërtetë, ai me shumë mundësi nuk është i vërtetë, thjesht dikush po përpiqet të përfitojë me anë të tij.