Kartela të hakuara të publikuara nga WikiLeaks kanë zbuluar emailin personal të presidentit të ShBA-së, Barack Obama, që ai përdorte përpara se të merrte postin më të lartë në botë.

Sipas TechSot.Al, e cila ka marrë në dorë kartelat e përfolura, emaili i Obamës ka qënë bobama@ameritech.net. Ky informacion është marrë nga emailet e hakuara të shefit të fushatës së Hillary Clinton-it, John Podesta. Sipas raporteve, emailet e Obamës fokusoheshin kryesisht në planifikimin e administratës së tij, madje kohë më parë se ai të zgjidheshe president./TechSot.Al/