Versionet e reja beta të aplikacionit WhatsApp për Android tani përfshijnë një opsion të madh: Thirrjet Video. Është aq e lehtë sa mund ta imagjinoni: zgjidhni një kontakt në aplikacion, klikoni lehtë butonin e thirrjes dhe  zgjidhni ‘Video call’. Në qoftë se personi tjetër ka një version të WhatsApp që mbështet këtë opsion, automatikisht do të niset një thirrje e ngjashme si në FaceTime; e nëse kjo nuk ndodh, ju do të njoftoheni se kontakti juaj ka nevojë për të përditësuar aplikacionin e tyre.

Opsioni fillimisht është publikuar nga Android Police, që raportoi se thirrjet video ishin vënë në dispozicion në betan e fundit të WhatsApp-it për disa përdorues, raporton TechSot.Al.

whatsapp-video-calling-screenshots

Me më shumë se një miliard përdorues tashmë në rrjetin e vet, WhatsApp do të mundë në mënyrë efektive aplikacionin Duo të Google, që për momentin bën vetëm video-thirrje.

Për këtë çështje, WhatsApp ka qenë vazhdimisht në përmirësimin e produktit të saj në muajt e fundit, duke shtuar opsione të reja. Ndërkohë mësohet se po testohet një opsion i ri për chat publik që mund të vihet në dispozicion në të ardhmen e afërt./Techsot.Al