Videot live janë të mrekullueshme, por ato nuk janë shumë të dobishme në qoftë se shumica e audiencës nuk e di se kur jeni duke planifikuar të dilni në ‘transmetim’. Facebook është duke e adresuar këtë problem duke futur opsionin e skedulimit për faqet e verifikuara, ku përdoruesit mund të njoftohen në lidhje me videot deri një javë në parë.

Për të qenë të qartë, kjo vlen vetëm për Faqet e verifikuara, jo përdoruesit e verifikuar, raporton TechSot.Al. Megjithatë, ky është një përditësim i mirëpritur: Publikuesit mund të planifikojnë videot më parë dhe të ndërtojnë promuovi për një video, në thelb duke krijuar një audiencë para se transmetimi të fillojë. Kjo potencialisht mund t’a bëjë transmetimin live në video të ngjashëm me shikimin e televizionit.

scheduled-live51

Sigurisht, ju thjesht mund të njoftoheni me anë të një postimi të statusit, por opsioni i ri është më i rafinuar, dhe ka të ngjarë të kërkojë më shumë angazhim. Kur ju planifikoni një video live, Facebook do të krijojë një postim njoftimi për ndjekësit. Njerëzit pastaj mund të zgjedhin për të marrë një njoftim për t’i kujtuar ata në lidhje me transmetimin./TechSot.Al