Duke punuar në bashkëpunim me autoritetet lokale, FBI ka arrestuar një burrë rus i cili është i dyshuar për hakimin e LinkedIn në vitin 2012 dhe i cili u përpoq të shiste të dhënat personale të përdoruesve online.

LinkedIn ka konfirmuar për mediat, se i dyshuari, i cili u arrestua në Republikën Çeke, thuhet se është i lidhur me një shkelje të madhe të shërbimit që ka prekur të paktën 117 milionë përdorues, raporton TechSot.Al

Shkalla e vërtetë e hakimit të LinkedIn është bërë publik në një postim blogu nga kompania në maj. Fillimisht, 6.5 milionë fjalëkalime rrodhën në internet, por ky numër u rrit në mënyrë të konsiderueshme kur një haker tha se ai kishte tentuar të shesë emailet dhe fjalëkalimet e qindra milionë përdoruesve të LinkedIn në “dark web”.

Zëdhënësi i policisë Çeke Jozef Bocan tha se i dyshuari u arrestua në një hotel në Pragë./TechSot.Al