Një përdorues i Nexus 6P në Rusi, i cili ka të instaluar versionin beta të Instagram ka kapur diçka të re, karakteriskën e video live në Instagram. Facebook, sipas raporteve, po punon në një karakteristkë të quajtur ‘Go Insta’ e cila lejon përdoruesit të transmetojnë video live.

go_insta1

Kjo karakteristikë me fjalë të thjeshta lejon përdoruesit të postojnë video dhe foto në kohë reale, duke ju dhënë kështu shikuesve akses të shpejtë në jetët e njerëzve të cilët i ngarkojnë ato. Snapchat tashmë e ka këtë karakteristikë. Nuk është e qartë nëse Go Insta do bëjë të mundur zhdukjen e fotove apo videove pas një kohe të caktuar. Gjithësesi, meqë karakteristika do jetë pjesë e Stories, me shumë mundësi do të shfaqet vetëm për 24 orë.

go_insta2

Facebook, Periscope, dhe Snapchat tashmë e kanë adoptuar karakteristikën e transmetimit live. Kështu që është logjike që tani është rradha e Instagram të përfshijë këtë karakteristikë.