“Të ndalohen shitjet e makinave me naftë dhe benzinë!” Kjo është kërkesa që politikanët e Gjermanë i kanë bërë qeverisë Gjermane, dhe qeverive të shteteve në BE.

Kjo është në fakt ironike, pasi ishte Gjermania që shpiku motorat e naftës dhe të benzinës, dhë si duket është pikërisht ajo që do i ‘zhdukë’ ata. Sipas TechSot.Al, qeveritarët e lartë Gjermanë duan që prodhuesit e makinave të fillojnë të prodhojnë makina të fuqizuara me bateri ose hidrogjen, në mënyrë që deri në vitin 2030, Gjermania dhe vëndet e tjera në BE të mos prodhojnë më makina që ndotin ambientin.

Duket se një nga shkaqet kryesore për këtë thirrje ka qënë skandali i Volkswagen me makinat me naftë para një viti, të cilat përdonin softuer që anashkalonte testimet e ndotjeve nga nafta e djegur.

TechSot.Al raporton se makinat që do të prodhohen nga sot deri në 2030-n, do të vazhdojnë të jenë në rrugë, por modelet e reja priten që të jenë të fuqizuara me anë të një baterie, ose hidrogjen.

Këshilli federal Gjerman gjithashtu i ka bërë thirrje vëndeve të BE-së të rishikojnë ligjet e taksimit, për të shtyrë njerëzit të blenë makina elektrike. /TechSot.Al/