Edhe pse ka vetëm pak javë që kur Apple lançoi iPhone 7, kanë dalë thashethemet e para duke spekuluar në lidhje me gjeneratën e ardhshme të smartfonit të kompanisë.

Gjigandi i teknologjisë është duke u përgatitur që të zbulojë tri modele të reja të iPhone në vitin 2017 dhe të gjithë ata do të vijnë me pjesë xhami, raportojnë mediat japoneze. Në përputhje me thashethemet e mëparshme, smartfonët e ardhshëm të Apple pritet të mbërrijnë në tri madhësi të ndryshme duke përfshirë edhe 4.7-inch, 5-inch dhe 5.5-inch, raporton TechSot.Al.

Mediat sugjerojnë me tej se një nga tre iPhonët e ri do të jetë një model premium me një ekran të lakuar anash  OLED; dy modele të tjera ka të ngjarë të kenë ekrane  standarde LCD.

Linja e re e iPhone 8 do të përdorë xham të furnizuar nga firmat prodhuese kineze Biel Crystal dhe Lens Technology. Megjithatë, xhami para dhe ai i pasëm do të mbahen së bashku me një kornizë alumini, e cila ka të ngjarë të prodhohet nga Foxconn./TechSot.Al