AMD ka konfirmuar se CPU-të e quajtur Zen, koduar me emrin Summit Ridge, do të lançohen në fillim të vitit 2017.

Sipas TechSot.al CPU-të Zen për desktop do të lançohen në Janar tek CES 2017, së bashku me motherboard-ët e ri X370. Edhe pse AMD ka ngelur ca mbrapa Intel në hapësirën e proçesorëve, arkitektura e Zen ka shfaqur një përmirësim drastik. Deri më tani dimë që AMD do sjellë në shtije një çip me 8 core dhe 16 thread. Në një testim ndaj proçesorit Intel Broadwell-E me të njëjtat karakteristika, të sinkronizuar të dy në 3.0GHz, produkti i AMD arriti të ishte më lartë në performancë. Sigurisht, që të gjithë ne duam të shohim se si do performojnë në jetën reale para se të kërcejm në konkluzione paraprake.

Gjithashtu, AMD prezantoj proçesorët server Zen, të cilët do të jenë në dizpozicion në tre-qerekun e 2-të të vitit 2017. Këto proçesorë kanë 32 core dhe 64 thread me cache 512MB. Core-t më të lartë që numëron Intel për momentin janë 24.