Jemi një javë larg nga lançimi i Pixel dhe Pixel XL. Pamje të pajisjeve i kemi parë të rrjedhin javën e kaluar, por kësaj rradhe po ju sjellim pamje të smartphone-it Pixel të cilat vijnë nga një burim i besueshëm. Këto pamje vijnë nga Evan Blass, dhe tregon një Home Screen të ri me Pixel Launcher, ikona rrethore, dhe butona navigimi të ridizenjuara. Telefonat do të ndërtohen nga HTC.

Rrjedhjet sugjerojn që ne do të shohim një Pixel 5-inç, dhe një Pixel XL 5.5-inch. Të dy telefonat pritet të fuqizohen nga një proçesor Snapdragon 821, duke ofruar 4GB RAM, kamera mbrapa 12MP, një tjetër para 8MP, dhe variante e magazinimi 32GB dhe 128GB. 5-inch Pixel thuhet se do të ofrojë një ekran Full HD, kurse Pixel XL një panel më të madh qHD.

Në frontin e softuerit, ka të ngjarë që pajisja do të vijë me Android Nougat. Pajisja pritet të ketë një çmimi prej 649 $.