Samsung ka lançuar së fundmi Galaxy On8, një pajisje e cila për momentin më shumë po sysnon rajonin e Azisë. Pajisja vjen me një ekra 5.5-inch Full HD, dhe nën kapuç ka mund të gjendet një procesor octa-core i sinkronizuar në 1.6GHz. Proçessori gjithashtu do të shoqërohet me 3GB RAM, 32GB magazinim, dhe mbështetje për microSD.

Mbrapa, pajisja sjell një kamer 13MP me aperturë f/1.9, duke e bërë atë një lente relativisht të gjerë që duhet të funksionojnë mjaft mirë në kushtet me ndriçimi të ulët. Bateria është 3300mAh dhe pajisja do të funksionojë me Android 6.0 Marshmallow.

Ashtu siç thamë, pajisja më shumë po synon tregun Aziatik, përkatësisht Indinë, dhe do ketë një çmim rreth $240. Për këtë çmim dhe këto specifika, nuk besoj se është një marrëveshje e pa përballueshme. Nuk ka akoma fjalë nëse kjo pajisja do të gjejë rrugën e saj edhe në Europë apo jo, gjithësesi nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim.