Nuk mendoj se e kuptoj plotësisht se çfarë është kjo. Ose është pajisja më e mirë që është prodhuar ndonjëherë, ose është një dështim i plotë. Kjo pajisje është si një lloj përbindëshi që mban dy sisteme operimi, si Android ashtu edhe Windows.

Holofone vjen nga kompania kineze Akyumen, e cila kombinon teknologji të ndryshme në një pajisje të vetme. Pajisja sjell një ekran 7-inch Full HD, Android Lollipop, dhe një version të plotë të Windows 10. Ajo gjithashtu ka një projektor 35-Lumen që dyshohet se mund të projektoj një ekran deri në 100 inç.

A është ky i vetmi telefon për të cilin do keni nevojë për gjatë gjithë jetës tuaj?

Disa nga karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë një procesor Intel 8300 Cherry Trail, 128GB hapësirë ​​të brendshme, 13-megapixel kamera, 4GB RAM, dhe një bateri 2910mAh.

Porositë për Holofone me sa duket për momentin kanë përfunduar. Pasi pajisja do të lançohet më 1 Shtator, ajo do të jetë në dispozicion për $750 për pakon bazë, kurse pakoja premium do të kushtojë $950 dhe përfshin një Bluetooth speaker, levë për lojra, dhe një bateri.