Çfarë ndodh nëse mund t’ju themi përafërsisht se çfarë moshe keni bazuar në aktivitetin tuaj në Instagram? Një algoritëm i ri nga hulumtuesit në Universitetin e Pensilvanisë me sa duket mund të bëjë një gjë të tillë, dhe ajo çfarë ka treguar është se si gjeneratat e ndryshme përdorin Instagram, dhe mediat sociale në përgjithësi.

Brezi i tanishëm jetojn jetët e tyre përmes mediave sociale. Ata përdorin platforma si Instagram për të treguar emocionet dhe humorin e tyre. Sipas studimeve të Instagram API, adoleshentët janë më shumë të prirur të bashkëveprojn me fotot përmes pëlqimeve dhe komenteve. Megjithatë, edhe pse ata duken se janë të lidhur me shumë postime, statistikisht ata postojn jo shpesh se sa përdoruesit e tjerë.

Kjo mund të shpjegohet për shkak se ata janë më të prirur për të fshirë postimet që ata perceptojnë se kanë marrë shumë pak pëlqime. Adoleshentët janë shumë të vetëdijshëm se sa shumë postimet e tyre ndërveprojnë me të tjerët. Gjithashtu, adoleshentët kanë tendencë për të postuar në një shumëllojshmëri më të ngushtë temash. Kjo është e mundshme për shkak të faktit se të rriturit kanë të ardhura më të disponueshme dhe mund të postojn në një gamë më të gjerë, përshirë këtu pushimet dhe aktivitete të tjera.

Ndërsa adoleshentët duket të jenë më të varur sa i përket popullaritetit të postimeve të tyre, ndërveprimi i tyre në media sociale është i ndryshëm. Facebook prezantoj emoji-t për të zëvendësuar butonin “Like” duke lejuar një dialog më të personalizuar pa përdorur komente. Ato përfshijnë një zemër, të qeshurën, një wow, dhe zemërim. Jo vetëm që e bën këtë të lejojë një socializim më të specializuar në Facebook, por secili emoji mund të thotë gjëra të ndryshme. Një zemër për shembull, nuk do të thotë që ju doni temën e postit, por thjesht mund të jetë një përcjellje dashurie ndaj postuesit.

Kjo e bën të vështirë për një algoritëm të dijë se çfarë një përdorues ka dashur të thotë me anë të ndërveprimit të tyre.