Në qoftë se përdorni Instagram, shanset janë që të keni hasur foto në të cilat mund të keni marrë komente tallëse apo të papërshtatshme. Për fat të keq ky është realiteti i internetit dhe i mediave sociale, ku njerëzit mendojnë se është në rregull për të thënë diçka çdo kujt, por një lajm i mirë për Instagrammerat është se kompania së shpejti do të ju jap fuqinë e moderimit.

Më parë, përdoruesit duhej të moderonin komentet një nga një, ose thjesht t’i injoronin ato tërësisht. Përdoruesit mund të raportojnë komente tek Instagram, por kjo nuk është gjithmonë mënyra më efikase. Megjithatë me funksionin e ardhshëm, Instagram së shpejti do të lejoj përdoruesit të krijojnë filtrat e tyre për të filtruar komentet që ato i gjykojnë të jenë personalisht ofenduese.

Ideja është se ndërsa ka disa gjëra që mund të konsiderohen fyese për shumicën, ka disa gjëra të cilat vetëm për ju mund të jenë ofenduese. Përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin fjalë ose fraza të caktuara që ata mendojnë se janë fyese për ta, ose ata mund të zgjedhin për të çaktivizuar komentet tërësisht në poste të caktuara.