Një superkompjuter kinez i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e brendshme të çipeve është raportuar të jetë më i shpejti në botë. Burimet theksojnë se përparimet e kohëve të fundit të Kinës në krijimin e sistemeve të tilla, si dhe mbështetjen në rënie të vendit në teknologji gjysmëpërçuese Amerikane.

Sunway TaihuLight zë vendin e parë nga rekordet paraardhëse Tianhe-2 (e vendosur edhe në Kinë). Pajisja është e aftë për kryerjen e 93 katërtrilion llogaritjesh në sekondë (i njohur ndryshe si petaflops) dhe është rreth pesë herë më i fuqishëm se sistemi më i shpejtë i SHBA-së, që tani renditet e treta në të gjithë botën, raporton TechSot.Al.

TaihuLight është i përbërë nga 41,000 çipe, secila me 260 bërthama procesori. Kjo e bën atë që të ketë një total prej 10.65 milionë blrthamash, në krahasim me 560,000 bërthama të pajisjes më të shpejtë të Amerikës. Duhet thënë se është jashtëzakonisht efikas lidhur me energjimë, duke tërhequr vetëm 15.3 megavat energji – më pak se 17.8 megavat përdorur nga 33-petaflop Tianhe-2./TechSot.Al