Skanerat e gjurmëve të gishtave janë një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar smartfonin tuaj nga hakerat. Por, siç e kemi parë më parë, në qoftë se dikush kërkon të “thyejë” pajisjen tuaj dhe të vjedhë të dhënat tuaja, ata mund ta bëjë këtë duke hequr gjurmët e gishtave tuaj.

Ajo çfarë është më e vështirë për t’u vjedhur është skanimi i irisit tuaj. Nuk ka dy njerëz që të kenë të njëjtin model irisi. Dhe për sa kohë sytë tuaj nuk janë si gishtat, vazhdimisht prekja e gjërave dhe lënja e shenjave, ato janë edhe më të sigurt si forma të mbrojtjes biometrike.

Thashethemet e fillimit të këtij viti lanë  të kuptohet për mundësinë që Galaxy Note i i ardhshëm i Samsungu të vijë me një skaner irisi blogeri amerikan Evan Blass (@ evleaks) e ka konfirmuar këtë lajm, raporton techSot.Al.

Në një seri postimesh në Twitter, Blass thotë se ai konfirmon që Note i ardhshëm do të quhet Galaxy Note 7, duke lënë mënjanë “6”. Besohet që Samsung ka zgjedhur të braktisë emrin Note 6 dhe të mbajë emërtimin e vazhdimësisë me Galaxy S7 dhe S7 Edge që u lançuan në fillim të këtij viti.

Vitin e kaluar, Galaxy Note 5 u lançua muaj pas Galaxy S6 dhe S6 Edge. Note 5 gjithashtu u lançua së bashku me Galaxy S6 Edge +. Ndërsa Note 5 dhe S6 Edge + ishin identike brenda vendit, konsumatorët mund të kenë menduar se Note 5 ishte një model i vjetër, thjesht për shkak të numrit të modelit të saj./TechSot.Al