Sony ka paraqitur një patentë për lentet e kontaktit “smart”, duke iu bashkuar kompanive Google dhe Samsung në “luftën” për të avancuar në të ardhmen e këtyre objekteve .

Patenta përshkruan lente të lidhura që mund të bëjnë një foto kur kemi të bëjmë me një hapje-mbyllje të syrit, e ruan atë foto dhe pastaj e dërgon atë në një pajisje celulare si një smartfone, tablet apo kompjuter.

Për të kapur fotot, patenta përshkruan përdorimin e një pajisje si një smartfone për t’i thënë lenteve që të kapin një imazh. Por është e vështirë të imagjinohet një metodë më e lehtë për shkrepjen e një fotoje se sa lëvizja e qepallave, mundësuar nga një sensor në lente që zbulon lëvizjen e qepallës.

Patenta gjithashtu vë në dukje se lentet kanë aftësinë për të zmadhuar, fokusuar dhe ndryshuar drejtimin./TechSot.Al/