Allo është një aplikacion shumë i mirë mesazhesh, si për njerëzit ashtu edhe për chat bots por Duo është një aplikacion i fuqishëm i ndërtuar mbi teknologjinë e re web dhe që shërben për video-thirrje. Aplikacioni është zhvilluar nga i njëjti ekip që ishte përgjegjës për WebRTC, është dizenjuar për pajisjet mobile dhe sjell gjithashtu kriptimin end-to-end.

Duo është projektuar të jetë sa më i thjeshtë të jetë e mundur, e cila është arsyeja se pse lejon vetëm një pajisje të lidhet me një tjetër. Duo është i lehtë dhe në gjendje të bëj apo të pranoj telefonata në kohë rekord. Ky aplikacion është ndërtuar duke përdorur platformën e re QUIC dhe performon shumë mirë kur jeni të lidhur në një rrjet të dobët interneti.

Duo gjithashtu ka një tipar interesant dhe potencialisht të diskutueshëm: “Knock Knock”, i cili ju tregon një video të drejpërdrejtë të thirrësit, para se ju të keni pranuar thirrjen në fakt. “Jo vetëm që mund të shihni se kush po ju telefonon, por edhe pse po ju telefonojnë”, tha Kay.

Më poshtë ju kemi sjellë një pamje më nga afër në lidhje me përvojën me Duo:

https://www.youtube.com/watch?v=CIeMysX76pM