Nuk është ende e qartë nëse zbatuesit e ligjit mund t’ju detyrojnë ose jo që të zhbllokoni telefonin tuaj me anë të gjurmëve të gishtave tuaj, por një gjykatë në Los Angelos nuk është duke pritur për t’a konfirmuar atë: për herë të parë në një rast federal, një gjyqtar ka urdhëruar një person të zhbllokoj smartfonin e saj duke përdorur shenjat e gishtave.

Autoriteti për t’a bërë këtë duket se është bazuar në një përzierje vendimesh ligjore. Gjykata Supreme ka vendosur se policia mund të kontrolloj telefonin tuaj, nëse ata kanë një mandat, dhe se mund t’ju urdhërojë që t’a zhbllokoni atë duke përdorur shenjat e gishtave nëse telefoni ofron një siguri të tillë, pa miratimin e gjyqtarit.