Nuk ka shumë për të thënë këtu, por jemi të emocionuar që po shohim Xperia M Ultra pasi Sony vendosi t’i japë fund linjës Xperia Z.

Xperia M Ultra është listuar me këto karakteristika: ekran 6-inch FHD, kamer mbrapa të dyfishtë 23MP, një tjetër para 16MP, Snapdragon 652, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme, USB Type-C , sensor gjurmësh gishtash, dhe një bateri 4280mAh. TechSot.al e konsideron Xperia M Ultra si thashethem tani për tani, që do të thotë se ardhja e tij nuk është akoma e sigurt.

Sinqerisht, ne po shpresojm se Sony do të jetë më i kujdesshëm kësaj rradhe në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve për shkak se numrat e tij nuk janë edhe aq mirë. Sony Mobile duhet të jetë më i mençur në aspektin e prodhimit dhe marketingut në qoftë se është duke kërkuar që viti 2016 të jetë viti i tyre shpërthyes.

Sony Xperia M Ultra tingëllon si një smartfon i fuqishëm. Me ekranin 6-inch, ne mund t’a konsiderojmë atë si një fablet tashmë. Është shumë i madh për një telefon, por shumë e vogël për një tablet. Mos e ngatërroni këtë me Xperia M5 ose C5 Ultra, sepse janë krejtësisht ndryshe.