Viruset kompjuterike kanë infektuar kompjuterat e përdorur në një central bërthamor gjerman. Viruset u gjetën në kompjuterat e zyrës dhe në një sistem që përdoret për të modeluar lëvizjen e shufrave të karburantit bërthamor.

Firma e energjisë RWE tha se infektimi i pajisjeve nuk përbën kërcënim për impantin për shkak se sistemet e saj të kontrollit nuk janë të lidhura në internet, kështu që viruset nuk mund të aktivizohen.

Hetuesit Gjermanë federalë tashmë janë duke analizuar se si u infektua impanti Gundremmingen. Viruset u gjetën në sistemin e modelimit të shufrave të karburantit dhe mbi 18 USB u përdorun si paisje të lëvizshme për të dhënat në kompjuterat e zyrës.

Stafi gjeti viruset kur po përgatiteshin për të përmirësuar sistemet e kontrollit të kompjuterizuara për Block B të fabrikës, e cila aktualisht nuk është duke prodhuar energji, ndërsa ajo po i nënshtrohet mirëmbajtjes së planifikuar.

Më shumë se 1.000 kompjutera tani janë kontrolluar për infektim dhe janë pastruar, tha një zëdhënës i RWE. Impanti ka përmirësuar kontrollet e saj të sigurisë./TechSot.Al