Kina është një konsumator shumë i vështirë. Ka shumë kërkesa të rrepta dhe kufizime, sidomos për kompanitë e huaja që synojnë të shesin prodhimet e tyre në vend. Ku deri së fundmi, konsolet e lojrave janë ndaluar plotësisht. Përkundër këtyre kërkesave, të cilat ndonjëherë edhe shkojnë kundër karakterit të disa kompanive, bizneset ende bien kokë e këmbë mbi këtë treg potencialisht fitimprurës. I fundit për t’i dhënë rrugë është Microsoft, i cili sapo ka zbuluar një version “Special” të Windows 10 hartuar posaçërisht për të përmbushur kërkesat e qeverisë kineze.

Siç pritej Microsoft nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtët version “Special” të Windows 10, për shkak se nuk i lejohet të ndaj këto detaje. E gjitha çfarë mund të ndaj Microsoft rreth këtij versioni, është se në këtë Windows 10 “Special” mungojnë disa nga aplikacionet e konsumit dhe shërbimeve që janë ndërtuar në Windows 10. Këto me shumë gjasa do të zëvendësohen nga homologët kinezë, njësoj siç Microsoft zëvendësoi Bing me Baidu në Kinë vitin e kaluar. Verisoni special është thënë edhe të ketë më shumë kontroll sa i përket menaxhimit dhe sigurisë.