Për vite të tëra, gjigandët e internetit, duke përfshirë edhe Google dhe Facebook, kanë paralajmëruar për rëndësinë e përdorimit të HTTPS, një protokoll i sigurt i internetit që kodon trafikun tuaj dhe e bën atë shumë më të vështirë për këdo që përpiqet të përgjojë në komunikimet tuaja.

Pra, ku është niveli i mbrojtjes nga HTTPS për vitin 2016? Sipas një Raporti Transparence nga Google, të fokusuar në HTTPS, botuar për herë të parë të martën, vetë Google është duke performuar goxha mirë. TechSot.Al raporton se 77% e kërkesave në serverat e Google-it janë të enkriptuara aktualisht, nga 50% në janar të vitit 2014 – edhe pse vlen të përmendet se këto shifra nuk përfshijnë trafikun e YouTube.

Shërbimi ndoshta më i rëndësishëm i Google, Gmail, është 100% i enkriptuar, siç është Google Drive – nuk është një surprizë që Gmail është vetëm-HTTPS që nga marsi 2014. Maps, Finance, News dhe Advertising janë të gjitha mbi 50%, ku dy të fundit tregojnë një rritje të madhe në dy vitet e fundit./TechSot.Al/