Rrjeti më i madh social në botë ‘Facebook’ vijon të përditësojë shërbimet e tij me qëllim për t’ua u bërë përdoruesve më praktike ato.

Kështu, në planet më të afërta të ‘Facebook’ është përditësimi i ‘Messenger’ me risinë e ‘bisedave sekrete’. Ende nuk është e qartë se si do të funksionojë kjo pasi ende nuk janë publikuar të dhëna, por sipas ‘The Indeipendint’ ky është një plan tashmë i konkretizuar.

Një tjetër risi që ‘Facebook’ pritet t’ia bashkëngjisë të parës është transformimi i ‘Messenger’-it në një ‘treg online’, ku përdoruesit të shesin e të blejnë produkte në aplikacion.

/TechSot.al/E.G./