Komisioni Amerikan i Sigurisë të Produkteve Konsumatore (CPSC) ka shpallur rrezikshmërinë e ‘hoverboardave’, duke i konsideruar ato si produkte me rrezik të madh.

TechSot.Al raporton se CPSC u ka dërguar të gjithë prodhuesve të ‘hoverboardave’ një njoftim zyrtar lidhur me këtë shpallje, që vjen pas një muaji investigimi nga vetë CPSC.

hoverboard-fire (1)‘Hoverboardat’ ishin një nga dhuratat më të preferuara për festat e fundvitit në muajin Dhjetor, por shumë nga këto pajisje merrnin flakë. CPSC u ka dërguar prodhuesve, shitësve, dhe importuesve standarte të reja lidhur me hoverboardat. N.q.s këto standarte nuk do të ndiqen, atëherë qeveria amerikanë do të ndërmarrë masa kundrejt këtyre personave apo kompanive, zbulon TechSot.Al.

CPSC gjithashtu u bën thirrje prodhuesve dhe shitësve që vullnetarisht të ndalojnë shitjen dhe tregtimin e hoverboardave, derisa ato të cilësohen si të sigurta nga një kompani testuese e pavarur, që do të merret me testimin e hoverboardave që ndodhen tashmë në treg./TechSot.Al/