LG G5 do të lançohet së shpejti, por në rast se ju nuk mund të prisni për njoftimin zyrtar, duket se tashmë pajisja ka gjetur rrugën e saj drejt Geekbench, në të cilën disa nga karaktristikat telefonit janë publikuar, ku gjithashtu nga ana tjetër ka konfirmuar edhe atë që techsot.al ka shkruar më parë për këtë. Sigurisht, ka gjithmonë mundësi që referencat (ang.benchmarks) të jenë të rreme, kështu që mos e merrni si të mirëqenë.

Sipas rezultateve në Geekbench, është konfirmuar se telefoni do të paketoj një proçesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM. Ashtu siç kemi thënë, benchmark-et mund të mos jenë të vërteta, por në të njëjtën kohë proçesori Qualcomm Snapdragon 820 pritet të gjej rrugën e tij në shumë telefona flagship të këtij viti, dhe 4GB RAM gjithashtu duket si progresion natyral, kështu që nuk kërkon shumë imagjinatë për të kuptuar se kjo mund të jetë e vërtetë.

Geekbench gjithashtu konfirmon se telefoni do të vijë me Android 6.0.1 Marshmallow të para-instaluar, i cili edhe një herë nuk është ndonjë lajm suprizues. Për fat të keq, kaq na ka dhënë Geekbench, por së fundmi LG ka qenë duke na ngacmuar me disa detaje në lidhje me telefonin, si me karakteristikën “Always on Display”, së bashku me thashethemet se LG ka mundësi të kthehet në përdorimin e ekraneve OLED  në telefonat e tij të ardhshëm.

Në rast LG G5 do të prezantohet zyrtarisht në MWC 2016 më 21 shkurt, e cila është të dielën e ardhshme, mos harroni të na vizitoni përsëri për të mësuar në lidhje me të gjitha detajet zyrtare.