Meqë kemi të gjithë internetin kudo me pajisjet tona mobile, siguria është bërë një temë shumë e rëndësishme. Ne ruajm të gjitha llojet e informacioneve personale në smartfonët dhe tabletat tanë dhe madje edhe ato më të ndjeshmit të tillë si llogaritë bankare, adresat dhe llogari të tjera të rëndësishme. Fjalëkalimi ka mbrojtur secilin nga këto aspekte, një kod kyçës në ekran mund të ndaloj çdo kënd të aksesoj shumicën e funksioneve të telefonit tuaj, por pastaj ka disa fjalëkalime të tjera shtesë për aplikacionet që kanë nevojë për më tepër siguri. Megjithatë, për çfarëdo lloj arsye këto fjalëkalime bien në duar të gabuara dhe gjithkush mund të hyj në llogaritë tona.

Gerhard Eschelbeck, Shef i Sigurisë dhe Privatësisë në Google, ka punuar në hulumtimin e sigurisë për njëzet vitet e fundit duke u përpjekur për të zgjidhur se vetëm njerëzit e duhur duhet të kenë akses në informacionin e duhur. Ky mund të duket si një problem i thjeshtë për t’u zgjidhur, por me teknologjitë e përparuara të aksesueshme nga çdokush, kjo gjë bëhet më e komplikuar. Ka shumë aktorë të këqija që përpiqen për të marrë informacione duke përdorur teknikat e avancuara phishing dhe ka kaq shumë raste të tilla çdo ditë sa do të ishte e pamundur për t’i adresuar ato individualisht. Përdoruesit duhet të edukohen në mënyrë që pajisjet e tyre të bëhen më pak të prirur për një sulm, ata mund të krijojnë fjalëkalime të fortë apo edhe të përdorin një menaxher fjalëkalimesh për t’a bërë më të lehtë, por ende ka teknika më të avancuara për të garantuar sigurinë.

Verifikimi me dy-hapa ka provuar të jetë mjaft efektiv, nëse dikush gjen fjalëkalimin tuaj, ju do të njoftoheni në një tjetër mënyrë që ata të mos kenë akses në të dhënat tuaja derisa ju e pranoni këtë njoftim. Security Keys nga FIDO Alliance ofron një nivel edhe më të mirë mbrojtje të informacionit dhe vetëm ai që mban çelësin e sigurisë fizikisht do të jetë në gjendje të aksesoj informacionin. Ndërkohë që këto teknologji përmirësojnë sigurinë, mund të ketë mënyra ku njerëzit nuk kanë pse të vendosin një fjalëkalim apo të bartin çelsa fizik për të siguruar informacionet në internet. Aktualisht, ne kemi disa Çbllokime Automatike me disa pajisje të lidhura me Bluetooth, por ajo mund të zgjerohet dhe tek pajisjet tjera shtesë të njëjtën kohë kur çdo gjë të lidhet. Ekziston edhe një hulumtim mbi atë se si pajisjet të mund të njohin zërin tuaj ose mënyrën se si ju ecni në mënyrë që të vërtetoj identitetin tuaj. Në këtë mënyrë, pajisjet mund të ndajnë njohuritë e sigurisë, në mënyrë që të përballen sfidat e së ardhmes.