Ndoshta nuk mund të ndodhë gjatë këtij viti, apo vitin tjetër, por së shpejti Google do të ketë kontroll të plotë mbi atë se si telefonat e tij Nexus do të krijohen. Kjo strategji përputhet me atë të Apple për iPhone, duke i trajtuar prodhuesit e jashtëm si kontraktues e jo duke ju kërkuar ndihmë për zhvillim e tyre. Sundar Pichai, CEO i Google, u shpreh se gjoja, sa i përket kësaj strategjie kërkonte një përpjekje për të sfiduar Apple në tregun e smartfonëve me cilësi të lartë.

Google tradicionalisht bashkëpunon me partnerët harduerik si Samsung, Motorola, LG, HTC, Huawei për të prodhuar telefonat Nexus, duke i lejuar këto kompani që të përcaktojnë faktorët si dizajni. Me këtë strategji të re, megjithatë, Google do të marrë kontrollin e gjithë procesit, dhe të përdorë burimet e jashtme për të porositur pjesë prodhimi të ndryshme. Dhe sigurisht ky plan ka shumë ngjashmëri me atë që Apple bën me iPhone-t e tij.

Sipas raportit të TechSot.al, Google dëshiron t’a bëjë këtë për disa arsye: për të luftuar Apple në tregun smarftonave, dhe për të luftuar braktisjen eventuale të shërbimeve të Google nga ana e iPhone. Filloi me YouTube dhe Maps, dhe edhe pse Google mbetet kërkimi i parazgjedhur në Safari, ekziston gjithmonë rreziku që mund të ndryshojë, nga kjo Google fiton shumë të ardhura nga Apple, dhe anasjelltas.

Ne kemi spekuluar se Google mundet që më në fund të fillojë që të zhvillojë telefona vetë në të ardhmen, në një mënyrë pak a shumë të njëjtë me atë që ka bërë me produktin e tij Pixel. Mund të shohim një telefon Pixel në të ardhmen e Google? Sipas raportit të TechSot.al, gjiganti i kërkimit është duke menduar për të.