*Shënim: ky artikull është një opinion, dhe nuk ka lidhje me TechSot.Al, apo me stafin e TechSot.Al*

U sulmua Libani nga terroristët, bota heshti! U sulmua Iraku, bota heshti përsëri!

Ok, nuk u vunë dhe shumë re. Më pas, u sulmua Parisi, dhe të gjithë ndryshuan fotot e tyre në Facebook me sfondin e flamurit francez. U aktivizua gjithashtu ‘Safety Check’, për ata që ishin në zonën e përfshirë në sulmet terroriste. ‘Safety Check’ në fakt ishte aktivizuar vetëm për katastrofa natyrale, dhe pas sulmeve të Parisit, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg bëri të ditur se ‘Safety Check’ do të aktivizoheshe dhe për rastë të tilla, si sulme terroriste.

Mirëpo me kalimin e kohës u sulmua Nigeria, flamuri nigerian nuk doli në Facebook. U sulmua Turqia, flamuri turk nuk doli në Facebook. U sulmua Indonezia, flamuri indonez nuk doli në Facebook.

Lind pyetja, zoti Mark Zuckerberg, pse standarte të dyfishta për të njëjtën tragjedi, në vënde të ndryshme? A vlejnë më shumë jetët parisiane se ato libaneze, nigeriane, turke, dhe indoneze?

Shumë njerëz dhe organizata botërore i kanë kërkuar Facebook dhe Mark Zuckerberg të jam një përgjigje, apo një shpjegim për këtë, mirëpo deri më sot ka pasur vetëm heshtje.

Në fakt z. Zuckerberg dhe Facebook si kompani duhet të japin një shpjegim për këtë gjë, pasi nuk vlejnë vetëm jetët e ‘perëndimit’, por të të gjithë botës. /Opinion – TechSot.Al/