Sipas një thashethemi që doli dje, thuhet që HTC do të jetë prodhuesi i pajisjeve Nexus për këtë vit.

Sipas një zhvilluesi ROM, HTC është duke punuar në dy pajisje Nexus për ti lançuar ato në vitin 2016. Sipas TechSot.al njëri me sa duket do të zëvendësojë Nexus 5X, dhe do të ketë një ekran pak më të vogël, 5-inç. Tjetri, do të ketë një ekran 5.5-inç, i cili është pasardhësi i mundshëm i Nexus 6P. Më i vogli është koduar fillimisht me emrin T50, dhe ai më i madhi me emrin T55. Nëse e vëtë re, të dy kanë marrë emrin e koduar në bazë të madhësisë së tyre të ekranit. Por kjo nuk do të thotë se gjenerata e ardhshme e pajisjeve Nexus do të quhen Nexus T50 dhe Nexus T55, emrat e tyre janë vetëm për testim fillestar.

Tani që kemi emrat e tyre të koduar, dera për rrjedhje informacioni është e hapur. Çdo gjë që përmban këto numra do të spekulohen si pajisjet Nexus. Tani është pak herët, kështu që mos e merrni si të besueshëm këtë infrmacion. Gjithashtu u bë ca kohë që kur HTC ka prodhuar një telefon Nexus, megjithatë, HTC arriti të menaxhojë prodhimin e tabletit Nexus 9 në vitin 2014. Ka pasur gjithashtu edhe thashetheme të hershme që sugjerojnë se Huawei ka qenë i interesuar në prodhimin e një tjetër pajisje Nexus, ndoshta një tablet 7-inç. Google gjithashtu është duke eksperimentuar me harduerë të ndryshëm të tij. Shpresojmë që në javët në vazhdim të kemi më tepër informacion në lidhje me familjen e pajisjeve Nexus që do shohim për këtë vit.