‘Snapchat’ ka njoftuar se ka shtuar një funksion të ri në aplikacin duke iu përgjigjur menjëherë kritikëve për kufizimin e këtij rrjeti social në shpërndarjen e statuseve.

Përditësimi është një funksion i ri i shtuar në aplikacion që ua lehtëson përdoruesve shtimin e miqve duke ju lejuar ndarjen e një URL-je të personalizuar që të tjerët të mund ta përdorin për t’i ndjekur ata në mënyrë të veçuar.

Ju mund ta ndani URL-në tuaj nga menuja ‘Shto miqtë’ duke zgjedhur emrin e përdoruesit. Kjo karakteristikë e re mbështetet edhe nga Androidi dhe iOS.

Kjo do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë edhe miqtë nëpërmjet numrit që ndodhet në telefonat e tyre.

/TechSot.al/E.G./