Aksionet e prodhuesit francez të makinave ‘Renault’ kanë pësuar një rënie drastike me rreth 20%.
Këto shifra janë raportuar pas disa kontrolleve të policisë financiare franceze në disa fabrika të saj të prodhimit.
Këto kontrolle sipas BBC thuhet se kanë lidhje me skandalin e shkarkimeve të gazrave të Volkswagen. Muajin e kaluar ‘Renault’ njoftoi se do të investojë rreth 50 milionë euro për teknologjitë e reja në prodhimin e makinave të saj.
Renault, ashtu si shumë marka të tjera, i është nënshtruar hetimeve dhe kontrolleve për cilësinë e motorëve. Policia mësohet se ka konfiskuar disa kompjuter të drejtorëve.
/TechSot.al/E.G./