Gjatë CES, shërbimi i filmave online Netflix ka njoftuar se shërbimi i tyre do të përhapet në plot 130 vënde të botës, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë e Kosovën, raporton TechSot.Al

Kjo vjen pas një iniciative të Netflix për të qënë prezent në të gjithë rruzullin tokësor, dhe në fakt kjo tashmë është bërë realitet, pasi janë të pakta vëndet në të cilat Netflix nuk është i disponueshëm. Kina, Koreja e Veriut, Krimea dhe Siria janë tre nga vëndet e pakta që mbeten pa Netflix, për shkak të konfliktit që këto vënde kanë me Shtetet e Bashkuara.

Mbulimi i shërbimit Netflix
Mbulimi i shërbimit Netflix

Sipas TechSot.Al, Netflix është e tashmë e pranishme në plot 190 shtete të botës, duke sjellë filma dhe seri televizive pa fund, për një çmim në vogël mujor (USA $7.99-$9.99-$11.99).

Për të parë listën e plotë e shteteve, klikoni këtu.

/TechSot.Al/