Të zgjuarit në mëngjes shpesh është një proces shumë i vështirë për gjithsecilin prej nesh, por ‘Mimicker Alarm’ është një opsion që do ta bëjë këtë edhe më të ‘vështirë’.

‘Mimicker Alarm’ është një zile dixhitale që shfrytëzon një mënyrë të veçantë për të zgjuar gjumashët.

Ajo nuk është thjesht një alarm, por ajo të jep mundësinë të zgjedhësh 3 lojëra që duhet t’i zgjidhësh brenda një kohe të përcaktuar, ndryshe zilja s’do pushojë së rëni.

Nëse mendoni të flini pasi të zgjidhni një lojë e keni të pamundur, që të flini duhet t’i zgjidhni të treja lojërat. Kjo zile bazohet në teknologjinë e ‘machine learning’ të Microsoft Project Oxfort, një platformë e inteligjencës artificiale që njeh zërat, pamjet dhe emocionet.

/TechSot.al/E.G./