Shefi Egzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur dje se rrjeti gjigand social ka nisur punimet për ndërtimin e data-qëndrës së dytë në kontinentin Evropian.

clonee
Ndërtimi i data-qëndrës së dytë

Data-qëndra e re do të ndërtohet në një fshat të vogël irlandez, Clonee. TechSot.Al raporton se data-qëndra tjetër në Evropë ndodhet në Lulea të Suedisë.

Kjo do të jetë data-qëndra e gjashtë në të gjithë botën. Katër të tjerat ndodhen të gjitha në ShBA, Fort Worth, Texas, Altoona, Iowa, Forest City, Karolina e Veriut, dhe Prineville, Oregon, që ishtë dhe e para.

Sipas TechSot.Al, data-qëndra e Clonee do të jetë një nga më efikaset dhe një nga më të avancuarat në botë.

Pritet që së shpejti Facebook të ndërtojë një data-qëndër edhe në Azi, më saktë në shtetin e Tajvanit, por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë rrjeti social më i përdorur në botë.

*Shënim: data-qëndrat (ang. data center) janë infrastruktura teknologjike, ku përpunohen të dhënat e një shërbimi apo website.