“Cili është telefoni juaj i preferuar për momentin?”

Samsung Galaxy S6 Edge

Prezantuar: Mars 2015

Të gjithë jemi në dijeni që është shumë i shtrenjtë por ajo çfarë Samsung ka bërë me Galaxy S6 Edge është më shumë se të marrësh S6 dhe ta lakosh në të dyja anët. Ka arritur të jetë shumë elegant sa i përket pamjes dhe shumë imersiv se çdo telefon tjetër. Fakti që askush nuk ka krijuar një gjë të tillë tregon që Samsung ka diçka për të ofruar përveç karakteristikave të tjera rutinore që jemi mësuar të shohim tek telefonat e tjerë.

Ndoshta vërtet nuk keni nevojë për ekranin e lakuar të Edge dhe disa ndryshimeve shtesë në softuer, por në mesin e telefonave aty-aty të njëjtë, padyshim që Edge është ndryshe.

Alcatel OneTouch Idol 3

Prezantuar: Mars 2015

Nga momenti i parë që e pamë atë, Alcatel OneTouch Idol 3 na ka intriguar. Vazhdon të jetë një nga telefonat më të vlerësuar të vitit, me një kamera, dizajn dhe shpejtësi operimi që justifikon më tepër seç duhet çmimin. Disa ndryshime shtesë në softuer, dhe me audio më të mirë se normalja kanë ndihmuar versionin 5.5 dhe (pak më ndryshe) atë 4.7-inç të tejkalojnë pritjet.

Sony Xperia Z5 Compact

Prezantuar: Shtator 2015

Të përdosh shumicën e telefonave flagship Android do të thotë gjithashtu të trajnosh gishtin e madh të dorës për të arritur skajet e ekranëve gjigant. Por kjo nuk vlen për Xperia Z5 Compact. Z5 sjell teknologjinë më të mirë në një trup që është shumë më i rehatshëm për ta mbajtur në dorë. Compact përmban të gjitha kualitetet e një flagship-i por të përmbledhura në një përmas më të vogël.

iPhone 6S Plus

Prezantuar: Shtator 2015

Sigurisht, ekrani i madh i iPhone 6S Plus nuk duket shumë ndryshe në krahasim me modelin e mëparshëm, por në këtë rast ajo çfarë ka brenda bën dallimin. Kamera mund të shkrepë pamje vërtet befasuese, procesori funksionon në mënyrë perfekte kur bëhet fjalë për lojërat dhe ekrani i ri 3D Touch është vënë aty për tu përdorur në mënyrë kreative nga zhvilluesit e aplikacioneve dhe lojërave.

Ajo çfarë ka sjell ky telefon nuk mund të duket si diçka radikale, por iPhone 6S Plus ka arritur të ruaj pozitën e saj si një prej telefonave të mëdhenj më të mirë që paratë mund të blejn.

Motorola Moto G

Prezantuar: Korrik 2015

Si një pajisje e rangut mesatar, Moto G i fundit, ndoshta nuk është telefoni më i shpejtë apo më i fuqishëm në dispozicion por me një çmim i cili fillon nga $179,99 ose £179,99 pa kontratë, e bën atë një nga telefonët më të përballueshëm të vitit.

Pajisja përmban një ekran 5-inç, një kamer 13-megapixel dhe është ndërtuar për të qenë rezistent ndaj ujit duke sjellë kështu një përvojë të kënaqshme.

Google Nexus 6P

Prezantuar: Shtator 2015

Gjithmonë jemi të emocionuar kur shohim një telefon të ri Google Nexus, sidomos ata prej nesh që janë pak më të varur nga sistemi operativ Android. Harrojeni “veshjet” që i bëhen ndërfaqësit si psh: TouchWiz nga Samsung apo Sense nga HTC: në një Nexus ju merrni formën e pastër që Android mund të ketë. Këtë vit Google mori disa hapa të guximshëm, duke prezantuar dy modele të Nexus, me 6P-në i cili vjen nga një partner i ri i cili është Huawei.

Është një telefon i dizajnuar bukur, me një ekran 5.7-inch dhe një kamer vrasëse. Çdo gjë në lidhje me të duket që është cilësore dhe vazhdojm të jemi të emocionuar për mënyrën se si Google do prezantohet vitin e ardhshëm.

Xiaomi Mi Note Pro

Prezantuar: Maj 2015

Ndërkohë që Xiaomi njihet përgjithësisht për telefonat e saj me cilësi të lartë dhe kosto të ulët, pajisjet e saj flagship gjithashtu priren të shkëlqejn më shumë nga ajo se çfarë ofrojn konkurentët po me të njëjta karakteristika të fundit, por me çmim tepër të ulët. Mi Note Pro nuk është ndryshe. Përmban një procesor Snapdragon 810, një ekran 2K 5.7-inch dhe 4GB RAM, karakteristika që definitivisht rivalojn me flagship-ët e tjerë.

Samsung Galaxy Note 5

Prezantuar: Gusht 2015

Për fansat e telefonave me ekran të madh dhe ju lutem, le të lejm pas në vitin 2013, aty ku i takon, termin “phablet”, Samsung Note ka qenë gjithmonë një zgjedhje popullore. Me Note 5, Samsung ka ofruar diçka të këndshme, dhe të shkëlqyer si kurrë më parë. Sigurisht, nuk ka avantazhin a atyre pjesëve të harkuara anash në ekran siç ka Edge, por Note ka një ekran 5.7-inç me rezolucion shumë të lartë të paketuar në mënyrë të habitshme dhe me mjaft stil për të cilën padyshim ja vlen të nxjerrësh parata nga xhepi./TechSot.Al/