Kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi në një konferencë për shtyp se qeveria do të heqë taksat për bizneset e vogëla me përfitime nga 0-5,000,000 lek të reja, ose 36,400 Euro.

“Të gjitha bizneset që kanë më pak se 5,000,000 lek të ardhura në një vit fiskal, nuk do të pagojnë taksa. Ndërsa bizneset me të ardhura nga 5,000,000 lek në 8,000,000 lek do të paguajnë vetëm 5% taksa, nga 7.5% që ka qënë deri tani” – ka thënë z.Rama.

Sipas Ramës, autoritetet e taksimit do të ushtrojnë një qasje më moderne dhe miqësore kundrejt këtyre bizneseve, duke kopjuar strategjinë e shteteve të përparuara evropiane, raporton TechSot.Al.

Kjo lëvizje vjen pasi ballkani po bëhet shumë e më shumë një destinacion lukrativ për startup-et më të nxehta. Vënde si Maqedonia dhe Kosova i kanë shtuar shumë iniciativat për startup-et kohët e fundit./TechSot.Al/