Pas skandalit të Volkswagen, tashmë në telashe është edhe marka e saj luksoze, Audi. Prokurorët gjermanë kanë filluar një investigim kriminial në qytetin e Ingolstadt-it.

TechSot.Al zbulon se investiguesit po kërkojnë individët që ishin të përgjegjshëm për softuerin e instaluar në veturat VW me motor 2.0-L me naftë. Sipas raporteve, ka rreth 2.1 miliona vetura Audi, me po të njëjtin problem.

Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit të ShBA-së tha se kishte identifikuar edhe motorat 3.0-L V6 me naftë si difektoze. Por Volkswagen e mohoi atë. Këto ishin dhe motorat e përdorur nga Volkswagen në veturat Audi të prodhuara për Amerikën.

Por fill mbas këtij mohimi, VW pranoi se rreth 800,000 vetura ishin difektoze gjithashtu – përveç 11 miliona veturave që u zbuluan para disa muaj, raporton TechSot.Al.

Volkswagen njoftoi më herët se një fond prej $7.3 miliardësh do të vendosej në dispozicion, për të rregulluar problemet.

Ky investigim i ri i Audit nënkupton që skandali i motorave me naftë është më i thellë se ç’pritej./TechSot.Al/