Passati i ri i Volkswagen ka disa përmirësime të mirëpritura, por është lançuar në një kohë të vështirë për kompaninë.

Volkswagen lançoi 2016 Passat, një rifreskim i modelit që u debutua në vitin 2011, në një event të hënën në mbrëmje në Nju Jork. Ajo përmban një mori tiparesh të reja teknologjike, duke përfshirë Apple CarPlay dhe Android Auto, dhe dizajn të ri të jashtëm dhe të brendshëm.

Për fat të keq, lançimi i saj vjen në atë që mund të jetë pika më e ulët në historinë e Volkswagen-it. Kompania është duke u përballur me akuza penale dhe një gjobë të madhe nga E.P.A për elementët inxhinierik të naftës që emetohen, sipas raporteve.

2016 Passat interior detail 2

Karakteristika më e veçantë e 2016 Passat është ndoshta sistemi i tij ‘infotainment’, i quajtur Modular Infotainment Platform II (MIB II), e cila tani përdor një ekran me prekje ‘capacitive’ në vend të një prekje ‘resistive’. Mendoni diferencën e dy llojeve të ekraneve në dallimin që ka një iPhone me një Palm Pilot të vjetër./Techsot.Al/

2016 Volkswagen Passat R-Line