Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) po përgatit edicionin e katërt të Startup Weekend, një event tre-ditor ku teknikët e zhvillimit, dizajnërs, specialistë të marketingut, menaxherë produktesh, të rinj e profesionistë, të apasionuarit pas turizmit dhe trashëgimisë kulturore do të bashkohen për të ndarë ide, formuar ekipe, ndërtuar produkte inovative dhe filluar një fushatë të suksesshme biznesi.

Kësaj herë, Startup Weekend Tirana do të fokusohet te sipërmarrja në sektorin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e një biznesi të qëndrueshëm që gjithashtu respekton trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore.

“Synimi ynë është që t’i shtyjmë sipërmarrësit dhe entuziastët e biznesit që të rimendojnë dhe rishikojnë qasjen e tyre në lidhje me këtë sektor,” thotë Aneida Bajraktari, një nga organizatoret e Startup Weekend Tirana, “Është koha që të shohim trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore si një mjet të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.”

Startup Weekend Tirana, që këtë vit do të organizohet 29-31 Maj, është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Startup Weekend, dhe organizohet në disa vende të botës duke respektuar të njëjtin format: 54 orë për të rrahur ide, formuar skuadra, për të vërtetuar hipoteza, për të krijuar modele biznesi dhe për të hedhur hapat e parë në botën e sipërmarrjes. Deri në fund të aktivitetit, shumë do të kuptojnë që idetë e tyre ja vlejnë dhe të tjerë që është më mirë që t’i fokusojnë energjitë diku tjetër.

Përzgjedhja e tematikës së eventit nuk është e rastësishme. CHwB Albania, e cila këtë vit feston 20 vjetorin e krijimit, është një organizatë e pavarur jofitimprurëse e dedikuar ndaj restaurimit dhe ringjalljes së trashëgimisë kulturore dhe e sheh atë si një forcë aktive në zhvillimin ekonomiko shoqëror të Shqipërisë. Sektori i turizmit, në anën tjetër, në Shqipëri ka një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe punësimin. Të dhënat nga institucionet qeveritare tregojnë se sektori renditet I pesti në kontributin për Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos për të rinjtë dhe gratë. E megjithatë, pa një menaxhimi largpamës dhe të kujdesshëm të trashëgimisë sonë natyrore dhe kulturore, impakti pozitiv që ka turizmi në zhvillimin ekonomik të vendit tonë mund të zvogëlohet.

Duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Kulturës dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, me anë të Startup Weekend Tirana, CHwB Albania synon promovimin e strategjive dhe shkëmbimin e ideve inovative për një turizëm të qëndrueshëm, që vlerëson dhe mbron trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore.

Eksperienca në vende të ndryshme të botës ka treguar që në sektorin e turizmit gjenden burime të paprekura që mundësojnë rritjen ekonomie. Qoftë synimi i një grupi konsumatorësh të rinj, apo përdorimi i instrumenteve të rinj të teknologjisë, çelësi qëndron tek përdorimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore në një mënyrë të qëndrueshme.

Prandaj, nëse ke një ide, apo zotësi, dhe je në kërkim të një ekip, atëherë bashkohu me Startup Weekend, 29-31 maj, për të zbuluar se se cfarë mund të krijohet në 54 orë kur bëhen bashkë disa prej mendjeve më të mprehta.

Startup Weekend Tirana:

Kur: 29-31 Maj, 2015

Ku: Në ambientet e Ministrisë së Kulturës

Çfarë: Një maratonë treditore, ku të rinj me shpirtin e sipërmarrjes rrahin ide, krijojnë koncepte, formojnë modele biznesi për të hedhur hapat e parë të botën e sipërmarrjes

Kush: Eventi është i hapur për të gjithë të rinjtë me që kanë një ide inovatore për zhvillimin e turizmit në kuadër të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Përse duhet të marrësh pjesë: Sepse është një mundësi e mirë për të takuar bashkëmoshatarë të cilët me kanë zotësi që mund ta bëjnë më të qëndrueshëm modelin tënd të biznesit; se mund aty do të ketë mentorë që me eksperiencën e tyre mund të të drejtojnë të rrugën e duhur për t’i dhënë jetë idesë tënde; sepse 3 ekipet fituese do të marrin mbështetje financiare, ligjore dhe promovim në rrjetin e partnerëve; për të dalë nga zona e komfortit dhe për të mësuar një teknikë të re; për t’ju bashkuar një komuniteti global prej 45.000 anëtarësh, si ai i Startup Weekend alumni, të gjithë me mision ndryshimin e botës;

Organizatorët: Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes. Ekipi përgjegjë për këtë edicion të Startup Weekend Tirana janë: Aneida Bajraktari, Arianna Briganti, Ina Xhani, Besmir Kthupi, Ergest Nako dhe Marsida Vishkurti.

Për më shumë info kontaktoni nëpërmjet website të Startup Weekend Tirana ose dërgoni email në tirana@startupweekend.org

/TechSot.Al/