Apple është një kompani teknologjike Amerikane ndërkombëtare, me seli në Cupertino, Kaliforni. Apple dizajnon, prodhon, dhe shet mjete elektronike, softuer kompjuterash, dhe shërbime online. Produktet e saj përfshijnë smartfonat iPhone, iPod-at, tabletët iPad, orën inteligjente Apple Watch, si dhe Apple TV.

Kompania u themelua në Prill të 1976-s nga Steve Jobs, Steve Wozniak, dhe Ronald Wayne.

Apple është kompania teknologjike më e madhe në botë sipas të ardhurave, kompania teknologjike më e madhe në botë sipas pronave të kompanisë, dhe kompania e dytë më e madhe në botë për prodhimin e celularëve.

Emri i plotë: Apple Inc.

Lloji: Publik

Kodi i tregtimit në NASDAQ: AAPL

Industria: Pjesë kompjuterike, Softuerë kompjuterikë, Elektronike, Distributim Dixhital

Themelimi: 1 Prill, 1976 në Cuptertino, Kaliforni

Themeluesit: Steve Jobs, Steve Wozniak, Ronald Wayne

Selia: Apple Campus, Cupertino, Kaliforni, ShBA

Numri i Dyqaneve: 478 dyqane Apple në 17 vënde të botës

Njerëzit kyçë: Tim Cook, Arthur D. Levinson, Jonathan Ive, Jeff Williams

Produktet: Mac, iPod, iPhone, iPad, Apple Watch, Apple TV, macOS, iOS, watchOS, tvOS, iLife, iWork

Shërbimet: Apple Pay, Apple Store, Apple Store Online, iTunes Store, iOS App Store, Mac App Store, iBooks Store, iCloud, Apple Music

Të ardhurat: 215.639 miliardë USD (2016)

Numri i punëtorëve: 115,000 (Korrik 2015)