Kompania e revolucionizmit të taksive Uber ka deklaruar dje se planet e saja për të përdorur makina autonome po bëhen gjithnjë e më shumë reale, raporton TechSot.Al.

Sipas TechSot.Al, Uber ka porositur nga kompania Suedeze Volvo rreth 24,000 makina autonome të llojit fouristradë, XC90, që janë disa nga makinat më luksoze të prodhuara nga Volvo.

Raporte të ndryshme sygjerojnë se Uber pritet të lançojë shërbimin autonom nga viti 2019, dhe deri atëherë, ky shërbim do të jetë në fazën testuese.

TechSot.Al mëson se çmimi i një Volvo XC90 shkon rreth 48,000Euro, pa marrë parasysh dhe teknologjinë e vetë-vozitjes, që Ubër planifikon t’a instalojë vetë. Kjo marrëveshje midis dy palëve pritet të shkojë diku rreth $1 miliardë.

Por kjo nuk është hera e parë që këto dy kompani bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Uber është duke testuar makinat XC90 në Arizona dhe Pitzbërg të ShBA-së./TechSot.Al/